Nuk ka kush që e ndal Milot Rashicën.
Ylli nga Kosova ka arritur të shënoj edhe golin e tij të dytë personal në përballjen kundër Schalkes.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Breel Embolo në minutën e 26-të (0-1).
Por në minutën e 31-të vushtrriasi barazoi rezultatin pas një goditje të fortë (1-1). Bremen kaloi në epërsi në pjesën e dytë kur shënoi kapiteni Max Kruse nga penalltia (2-1).
Por në minutën e 73-të të ndeshjes Rashica ka arritur të realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim.
22-vjeçari u shërbye bukur në zonë nga Kruse, ndërsa pasi kaloi një mbrojtës mysafir për mrekulli e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.
Me këto dy gola të shënuar ndaj Schalkes, Rashica është ngritur në koutën e gjashtë golave këtë edicion në Bundesliga.