Rashica flet me plot emocione pas fitores së madhe

23:17 | 10 Qershor 2019

Kosova ka mposhtur Bullgarinë me rezultat 3 më 2.

Pas ndeshjes ylli i Kosovës, Milot Rashica foli për media duke treguar për mbarrëvajtjen e lojës

Ai tregoi se si çdo ndeshje të Kosovës, edhe në këtë lojë patëm raste të shumta.

“Nuk arritëm të shënojmë gol më herët por arritëm të kthehemi mirë pasi ishim në disavantazh 2-1”,tregoi ai.

“Kena jep gjithçka deri në minutën e fundit dhe për mua nuk ka qenë e lehtë pasi i kemi ndërprerë stëvitjet me klubin që një kohë tani”

Tutje Rashica foli edhe për energjinë e madhe të skuadrës në minutat e fundit.

“Në këtë të nxehtë lirisht kishim lujt edhe gjys pjese”, tha me shaka Miloti.

“Momenti kyç ke goli i dytë, morëm hovin, u shtua vetëbesimi dhe luftuam deri në fund duke krijuar raste, në fund na u shpërblye”, shtoi ylli i Ëerder Bremenit.

Komento: