“Rashica i frikësohet transferimit në Liverpool”

22:35 | 25 April 2020

Gazeta gjermane, Ëeser Kurier thotë se Rashica po i frikësohet transferimit në Liverpool.

Ëerser Kurier raporton se ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është gati ta pranojë ofertën për transferim në Leipzig këtë verë, pasi që frikësohet se transferimi në një klub si Liverpooli është ende herët për të.

23-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënëse në ndeshjet e Bundesligës gjatë sezonit 2019/20, kur ka shënuar dhjetë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera në 24 paraqitjet e tij në të gjitha garat, transmeton Express.

Liverpooli raportohet se është interesuar për kosovarin, mirëpo mediumet gjermane së fundi raportojnë se klubi rival i Bundesligës, Leipzigu, është favoriti për transferimit e Rashicës gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Weser Kurier, Rashiva po e preferon qëndrimin në Bundesligë përmes transferimin në Leipzig, pasi që frikësohet se transferimi në skuadrën e Jurgen Kloppit – ku mund të mos ketë mundësi ta dëshmojë veten – mund t’ia dëmtojë karrierën në këtë fazë.

Sulmuesi , i cili e kishte filluar karrierën e tij në Kosovë me klubin e vendlindjes, Vushtrrinë, besohet se ka klauzolë prej 33 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së tij, megjithatë kjo klauzolë bie në rreth 15 milionë euro nëse Bremeni bie nga Bundesliga këtë sezon.

Ndërkohë, Liverpooli raportohet se ka mbetur prapa edhe në garën për transferimin e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali, gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që mediumet italiane raportojnë se Interi është tani favoriti.

Komento: