Rashica i lë të gjithë gojëhapur me “trikun” e ri, ja çka bën me topin ai!

15:15 | 18 Korrik 2019

Futbollisti kosovar Milot Rashica i ka befasuar gjermanët me lëvizjet magjike me topin.

Milot Rashica ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Bundesligës në pjesën e dytë të sezonit.

Ylli kosovar shkëlqeu në fanellën e Werder Bremenit dhe emri i tij u bë mjaft i respektuar, jo vetëm në futbollin gjerman, por edhe më gjerë, shkruan Express.

Dhe, futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës i ka konfirmuar shkathtësitë e tij edhe në seancën e fundit stërvitore me ekipin gjerman.

Rashica e bëri një ‘trik’ të pabesueshëm dhe të rrallë, i cili i ka befasuar të gjithë, përfshirë këtu edhe gjermanët.

“Kur Milot Rashica të tregon se e ka një ‘trik’ të ri për sezonin e ri 2019/20”, ka shkruar Bundesliga në rrjetet sociale.

Komento: