Rashica ia dedikoi golin, Zeneli bën reagimin emocionues

22:09 | 10 Qershor 2019

Milot Rashica shënoi për Kosovën, e këtë gol ia dedikoi Arbër Zenelit.

Arbër Zeneli, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi, ka reaguar pasi që Rashica dhe bashkëlojtarët e tjerë festuan golin me fanellën e tij

Lëndimi i Arbër Zenelit në ndeshjen kundër Malit të Zi, i cili lëndim do ta lë atë jashtë për disa muaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale pas këtij dedikimi.

“One Love” (Një dashuri), ka shkruar Zeneli në Instagram.

Rashica shënoi në minutën e 13-të një gol të bukur, por rezultatin e barazoi Popov.

Ndeshja Bullgaria-Kosova po zhvillohet në stadiumin Vasilevski të Sofjes, ku Kosova është duke humbur me rezultat 2-1.

Komento: