Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit, Rashica kontribuon me gol në fitoren bindëse ndaj Alanyasporit.
Galatasaray ka regjistruar fitoren e tretë radhazi për të bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në Superligën e Turqisë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore të thellë në udhëtim ndaj Alanyasporit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Kirbiyik Holding” përfundoi me rezultatin 1:4.
Milot Rashica kontribuoi me gol në këtë fitore, teksa luajti për 74 minuta.
Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të katërt në këtë përballje.