Milot Rashica tani po dyshon në interesimin e Leipzigut.
Që në mes të prillit ishte paralajmëruar transferimi i Milot Rashicës nga Werder Bremeni te RB Leipzigu. Por prej atëherë nuk ka ndodhur asgjë. Sipas transfermarkt.de, shenjat se transferimi në fund nuk do të realizohet, po rriten.
Media të afërta me Werderin kanë shkruar se reprezentuesi i Kosovës po bëhet i padurueshëm. Arsye për këtë është stagnimi i negociatave për kalimin e tij nga Werderi te RB Leipzig. “DeichStube” ka shkruar se tashmë Rashica (24) ka dyshime serioze në interesimin e RB Leipzigut.
Rashica synon të paraqitet në futbollin evropian në edicionin e ardhshëm dhe për këtë arsye Aston Vlla në Premier Leaguen angleze nuk konsiderohet opsion për të.
Te Werderi kanë pranuar se janë të interesuar të shesin Rashicën.