Rashica lëndohet në stërvitje, Werder Bremend del me njoftim zyrtar për rastin

13:49 | 24 June 2020

Milot Rashica lëndohet në stërvitje, e konfirmon klubi.

Ylli kosovar iWËerder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua t’i lërë stërvitjet e së mërkurës në gjysmë pasi që e pësoi një lëndim. Kjo do të thotë që Bremeni mund të detyrohet të luajë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë moderne të klubit pa yllin e skuadrës.

Faqja zyrtare e klubit gjerman e konfirmoi se Milot Rashica i la stërvitjet para kohe për shkak të një lëndimi që e pësoi në kyçin e këmbës gjatë një dueli, transmeton express.

“Milot Rashica i la stërvitjet më herët, të mërkurën. Sulmuesi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një dueli. Për një diagnozë më precize, klubi është në pritje të edhe disa testeve të tjera”, shkruhej në mesazhin e shkurtër në faqen e Bremenit.
Një lëndim serioz i Rashicës do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Florian Kohfeldt para duelit të rëndësishëm kundër Kolnit, ku klubi synon ta evitojë rënien nga liga.

Me shtatë gola dhe pesë asiste këtë sezon në Bundesligë, Rashica është lojtari me kontributin më të madh në skuadrën e Bremenit. Megjithatë, ai është ende në pritje të golit të tij të parë në ligë që nga dhjetori.

Komento: