Rashica merr lajmin e madh

19:58 | 03 Gusht 2019

Rashica ka marrë lajmin e madh.

Milot Rashica është shpërblyer pas sezonit fantastik që pati me Werder Bremen. Ylli kosovar pranoi sot çmimin si ‘Lojtari i vitit’ te skuadra gjermane.

23-vjeçari shijoi një edicion fantastik 2018/19, pavarësisht startit të vështirë që pati me Werderin, shkruan lajmi.net.

12 golat e shënuar në 30 paraqitje e ndihmuan Rashicën ta fitonte çmimin e më të mirit te skuadra e blertë.

Futbollisti vushtrrias ishte vendimtar në disa prej sfidave të sezonit të kaluar, çka impresionoi edhe trajnerin Florian Kohfeldt, i cili pati thënë: ‘’Kur Rashica ka topin, çdo kundërshtarë duhet ta ketë frikën’’.

Komento: