Rashica nis me gol fillim vitin

16:57 | 19 Janar 2019

Milot Rashica e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2019 me Werder Bremen në Gjermani. Sulmuesi që luan dhe me përfaqësuesen e Kosovës, ka qenë titullar në takimin e sotëm, që Bremen po luan në transfertë kundër Hannover.

Në minutën e 33-të të takimit, Rashica kalon në avantazh ekipin e tij, teksa shfrytëzon një gabim të portierit kundërshtar.

Mesfushori shqiptar përfitoi nga një grushtim i gabuar i “gardianit” duke e pasur të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Komento: