Rashica nuk dorëzohet, kërkon tri pikë kundër Bullgarisë

18:06 | 09 Qershor 2019

Kosova nesër do të përballet me Bullgarinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.

Milot Rashica beson se Kosova mund t’i rrëmbejë tri pikë kundër Bullgarisë të hënën.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e kaluar,. Por jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin për të fituar tri pikë”, tha ai në konferencë për media.

Rashica shënoi ditë më parë golin e vetëm për Dardanët në barazimin 1-1 me Malin e Zi.

Komento: