Rashica po e ndjek nga stadiumi finalen e Kupës së Kosovës

18:55 | 29 July 2020

Milot Rashica po e përcjell finalen e Kupës së Kosovës.

Futbollisti kosovar i Ëerder Bremen dhe i Kombëtares se Kosovës është parë sot në stadiumin “Fadil Vokrri” duke përcjell ndeshjen në mes të KF Prishtina – KF Ballkani.

Rashica, i cili është subjekt i spekulimeve për kalim në një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, po i kalon pushimet në Kosovë pasi që arriti t’ia sigurojë Ëerderit edhe një sezon në Bundesligë.

Për shërbimet e Rashicës në sezonin e ri janë interesuar skuadra nga Premier Ligë dhe nga Serie A.

Ndryshe, në finalen e Kupës së Kosovës Prishtina ka avancuar me rezultat 1-0 në minutën e 20 ku shënoi një gol fantastik Otto John.

Komento: