Milot Rashica po vazhdon me formë të mirë në Superligën e Turqisë.
Beshiktashi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Fatih Karagumruk, në kuadër të Superligës së Turqisë.
Golin e dytë e ka shënuar Milot Rashica, pas një asistimi në minutën e 65’.
Kur po zhvillohet minuta e 85’, Beshiktashi po udhëheq me dy gola.