Rashica starton kundër Atlas Delmenhorst, i besohet pozita e titullarit

20:42 | 10 Gusht 2019

Werder Bremen ka publikuar formacionin e lojtarëve për ndeshjen kundër Atlas Delmenhorst.

Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, nga minuta e parë do të luajë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashicës i është besuar pozita e titullarit dhe lojtari do të synojë që të tund rrjetën e kundërshtarit, për të justifikuar besimin e trajnerit.

Miloti është kthyer në një pjesë kryesore të Ëerder Bremen, pas paraqitjeve të mira të sezonit të kaluar, por edhe në fazën parasezonale.

Mbetet të shihet nëse atë do ta përcjell fati edhe sonte dhe ta gjej rrugën e golit.

Komento: