Milot Rashica ka shkëlqyer vitin e kaluar në Bundesligë të Werder Bremen.
Paraqitja e tij tërhoqi interesin e shumë klubeve në të gjithë Evropën, përfshirë AC Milan.
Sidoqoftë, tani duket se sulmuesi nga Kosova është vendosur për një lëvizje drejt Premierligës, raportojnë medait gjermane, përcjell ORAinfo.
Rashica ishte i lidhur me një lëvizje në San Siro nga mediat italiane dhe ato gjermane, krejt kjo ishte bërë në kohën kur Milan synonte transferimin e Ralf Rangnick në klub.
Që nga konfirmimi i Stefano Piolit në krye të Milanit edhe për një sezon, ka pasur vetëm pak raportime rreth mundësisë së transferimit të Rashicës në Milan. Mirëpo duket se saga mund të marrë fund shumë shpejt.
Siç është raportuar nga Bild në Gjermani, Aston Villa është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me anësorin kosovar dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 18 milionë euro për Werder Bremen.
Ky informacion u konfirmua gjithashtu nga gazetari italian Fabrizio Romano në Twitter, i cili shtoi se Rashica ‘do të donte të luante në Premier League ’. /ORAinfo/