Galatasaray e zyrtarizon Rashicën.
Tashmë është edhe zyrtare. Milot Rashica do të luajë për Galatasarayn në edicionin 2022/23.
Rashica do të jetë pjesë e ekipit turk në formë huazimi deri në fund të edicionit.
Klubi turk publikoi fotografitë e yllit kosovar nga aeroporti, i mbuluar me shallën e ekipit të tyre.