Rashiq: Beogradi thotë se unë e Trajkoviq tani jemi bërë shqiptarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rashiq: Beogradi thotë se unë e Trajkoviq tani jemi bërë shqiptarë

22:43 | 08 Nëntor 2019

Nenad Rashiq flet për raportin e tij me Beogradin.

Ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka folur për sulmet nga Beogradi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rashiq ka thënë në T7, se mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i akuzojnë për tradhti atë dhe politikanë tjerë, si Rada Trajkoviq.

“Po thonë ‘ata s’janë serbë, e kanë ndërruar fenë, ata tash janë albanac’”, ka treguar Rashiq.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndaj serbëve të Kosovës bëhen nga radikalë, e kurrsesi nga politikanë normalë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!