Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të anulohen.
Ai nga Graçanica shtoi se Qeveria aktuale nuk mund të anulojë marrëveshjet e arritura para bashkësisë ndërkombëtare, kjo duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton EO.
Sipas tij, i mbetet ekzekutivit të gjejë format për zbatimin e marrëveshjes, përderisa ka kërkuar që të ketë tolerancën nga të gjithë që të hartohet drafti i Asociacionit.
Ai tha se ka mundësi ligjore për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës në veri, sidomos stafi administrativ.
“Unë jam për respektim të gjitha marrëveshje që i kemi bërë para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mund ta anulohet ato marrëveshje që janë bërë në mandatin paraprak, tek ju mbetet format që do ta paraqisni. Për mua kjo është bazë e mirë. Vetëm na duhet një tolerancë nga të gjithë dhe do të mund ta krijojmë bile një draft çka mund të jetë Asociacioni i komunave”.
“… nuk janë përdorur të gjitha momentet, ka shanse të kthehen në vendet e punës, sidomos për stafin administrativ”.
Rakiq ka thënë se serbët në veri të Kosovës kanë qenë të dirigjuara nga Beogradi, teksa udhëheqësit e kësaj të fundit i quan regjim.
“Ka qenë një manovër e organeve të Listës Serbe, të përkrahur nga regjimi i Beogradit, dhe unë nuk e shoh se kanë vepruar drejtë. Unë konsideroj se kanë gabuar dhe në atë pjesë të vendit janë humbur 1 mijë vende të punës. Kanë gabuar ata që kanë dhënë këso rekomandime”, u shpreh Rakiq.