
Deputeti serb dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka folur për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Rashiq ka thënë se administrata amerikane cdo herë ka pasur një rol të veçantë për Kosovën.
Ai megjithatë është shprehur se qasja e administratës amerikane ka ndryshuar.
“Roli i Amerikës është me rëndësi por qasja e administratës amerikane ka ndryshuar sa e shoh unë”, ka thënë Rashiq.
Deputeti ka shtuar se në fund të fundit duhet që ne të jemi më të vendosur.
“Na duhet një stimulim nga ana e administratës amerikane, por ne jemi ata që në fund të fundit duhet të jemi më të vendosur”, tha Rashiq.