Rashiq tregon momentin kur mori vesh për vendimin rreth dinarit: Dëmi është bërë

21:33 | 20 Shkurt 2024
rashiq-tregon-momentin-kur-mori-vesh-per-vendimin-rreth-dinarit:-demi-eshte-bere

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rregulloren e Banksë Qendore të Kosovës (BQK), prej nga rrjedhoi edhe çështja e dinarit serb.

Ai ka treguar se kur e mori informacionin ka qenë në Uashington dhe është befasuar.

Më t’u kthyer në Prishtinë, thotë se është takuar me guvernatorin e BQK-së e më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Të dyve, Rashiq thotë të ju ketë thënë se është dashur të ketë një fushatë informuese.

“Vendimi më befasoj sepse ne mund të jemi jo të informuar, por jo në çështje që mund të kenë impakt, zakonisht jemi i kyqur. Unë menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, të hënën javën pastaj kam kontaktuar së pari kryeministrin për një takim të martën, së pari shkova të guvernatori që më prezantoi dokumentin që të gjithë aspektetet e dokumentit. Në takim me kryeministrin thash që kjo do të donte më shumë kohë për një fushatë sensibilizuese që do të informonte qytetarët mbi të gjitha”, ka thënë ai, ne Tëvë1

“Shikoni si të doni dëmi është bërë, në jetën e qytetareve besoni ka ma shumë përfitues tjerë sesa serbë. Tash për mua besoj që një opsion me i thënë tranzicioni me i pas disa hapa brenda tranzicionit”,ka deklaruar ai.

Komento: