Ka përfunduar në mënyrë të çuditshme sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Fokusi kryesor ishte në dy ndeshjet e mbijetesës. Ferizaj u përball me Dukagjinin, kurse Trepça’89 me Prishtinën.
Te këto dy ndeshje pati shtyrje të ndeshjes, ndërprerje të lojës, vonesa e shumë minuta lojë shtesë.
Ferizaj dhe Trepça’89 ishin në garë për mbijetesë, teksa në dy ndeshjet kishte episode të çuditshme.
Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.
Pas këtyre ndeshjeve, kanë shpërthyer kritikat në formë përqeshje në rrjetet sociale nga futbolldashësit kosovarë.
Ishte ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj që reagoi në profilin e tij në Facebook.
“Marre. E keni degradu futbollin në Kosovë. As në filma të Hollywoodit nuk sheh ksi skena. Me pas qejf futbollin edhe me dit(kuptu) futbollin janë dy gjëra të ndryshme”, shkroi ai.