Rasi i 16 vjeçarjes, kërkohet dorëheqja e ministrit Ekrem Mustafës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasi i 16 vjeçarjes, kërkohet dorëheqja e ministrit Ekrem Mustafës

15:25 | 08 Shkurt 2019

Rasti i 16 vjeçare nga Drenasi ka prekur gjithë Kosovën. Për këtë çështje sot është duke u diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë se janë të obliguar të adresojnë çdo ditë çështjet gjinore, për secilën grua dhe vajzë që përballet me probleme të tilla.

Në fjalimin e saj në seancën e stome të jashtëzakonshme që po mbahet për rastin e vajzës nga Drenasi, e cila dyshohet të jetë keqpërdorur nga një mësues dhe një polic.

Haxhiu tha se mund të ketë shumë raste të tilla të cilat nuk dihen publikisht dhe nuk do të dihen asnjëherë.

Sipas Haxhiut, institucionet duhet të jenë vigjilente. Ndërsa duke ju përgjigjur deklaratës së ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa i cili deklaroi se e ka menduar dorëheqjen, deputetja Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë ministrit Mustafa se mos e mendo, por jep dorëheqje.

Komento: