Rast i rëndë: Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet

10:26 | 07 Janar 2026
Rast i rëndë: Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet

Një shtetas i huaj ka vdekur në Qendren Klinik dhe Universitare.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Lidhur rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Komento: