Një rast i rrallë në QKUK, ku një pacienti 27-vjeçar i është shpëtuar parakrahu i prerë.
Këtë e konfirmoi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate.
Veç kësaj, janë publikuar edhe fotografitë e parakrahut të pacientit.
“Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, ekipa e Klinikës së Ortopedisë, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe dhe Neurokirurgjisë), bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin tek një pacient i moshës 27 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak)”.
Më poshtë edhe komunikata e plotë: