Të shpeshta janë rastet kur raportohet për dhunë në familje.
E ngjashme ka qenë edhe dita e djeshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në rajone të ndryshme të vendit.
Detaje lidhur me rastet në fjalë:
DHUNË NË FAMILJE
• Fushë Kosovë 11.09.2021-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmua fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Lipjan 11.09.2021-13:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimë mashkull kosovar (fëmijë). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
• Prishtinë 11.09.2021-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me te cilin është ne proces shkurorëzimi. Po ashtu i dyshuari në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Viti 11.09.2021-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Deçan 11.09.2021-13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILAJRE
Gjakovë, 11.09.2021-19:00 .Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që e njëjta është përleshur fizikisht me njerkën e saj femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.