Rastet e fundit me COVID-19 në Shqipëri – vazhdojnë shifrat alarmante

18:33 | 08 October 2021

Humbin jetën shtatë persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 445 raste të reja.

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë që 445 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3500 testime të kryera në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë ende 7548 pacientë aktivë me koronavirus.

Rastet e reja sipas qyteteve:

192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Komento: