Rastet e fundit me koronavirus në Shqipëri, shënohen edhe katër vdekje

18:48 | 04 September 2021

Katër persona të tjerë kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6113 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 984 prej tyre rezultuan pozitive.

Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 984
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 106
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 6113

Testime totale 1,072,755
Raste pozitive 150,101
Raste të shëruara 135,961
Raste Aktive 11,628
Humbje jete 2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4244
Shkodër 1927
Durrës 989
Vlorë 832
Fier 819
Lezhë 766
Elbasan 602
Berat 424
Gjirokastër 308
Korçë 304
Kukës 234
Dibër 179

Komento: