Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

15:14 | 17 Nëntor 2020

Sot janë konfirmuar edhe 690 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terre, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja janë nga gjithsej 28 komuna të Kosovës dhe nga vendbanime të ndryshme.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë:

Komento: