Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

15:13 | 25 Janar 2021

311 është numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852, përcjell ORAinfo.

Këto raste të reja janë nga gjithsej 23 komuna të vendit tonë.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.”-thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: