Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

15:16 | 03 Dhjetor 2020

627 ka qenë numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, përcjell ORAinfo.

Këto raste të reja janë nga gjithsej 29 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë”-njofton IKSHPK-ja./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: