Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna të Kosovës

15:23 | 14 Dhjetor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 329 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja të konfirmuara janë nga gjithsej 23 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj”-thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: