
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me koronavirus.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Këto raste janë nga gjithsej 20 komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, përcjell ORAinfo.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri”-thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/
