Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

15:16 | 26 Janar 2021

Në 24 orët e fundit janë shënuar 288 raste të reja me koronavirus,

Gjithashtu kanë humbur jetën pesë persona, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja me këtë virus janë nga gjithsej 26 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë.”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: