Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

15:22 | 12 Qershor 2021

Janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ga 1.774 mostra të marra në terren, 17 kanë rezultuar pozitive., përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive vijnë nga komunat: Prizren 4, Mitrovicë 3, Istog 2, Gjilan 1, Pejë 1, Obiliq 1, Ferizaj 1, Fushë Kosovë 1, Rahovec 1, Prishtinë 1, Deçan 1.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 112 qytetarë kurse 1 person ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19./ORAinfo/

Komento: