Rastet e reja me koronavirus në Obiliq, familjarë të personave që punojnë në KEK

23:28 | 10 Qershor 2020

8 rastet e reja me koronavirus në Obiliq janë familjarë të personave që punojnë në KEK.

Sonte në Komunën e Obiliqit janë paraqitur tetë raste të reja me koronavirus.

Kryetari Xhafer Gashi ka thënë se burimi i infeksionit për këta persona është KEK-u.

“Këta persona janë familjarë të personave që punojnë në KEK e që kanë rezultuar më parë të infektuar me COVID-19”, ka treguar ai.

Gashi thotë se po bëhen përpjekje maksimale që të mësohen personat që kanë kontaktuar me familjen e infektuar në mënyrë që të jetë një qark i mbyllur.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi virusi është ende në mesin tonë”.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Obiliq shkon në 10.

Komento: