Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:36 | 09 Tetor 2020

Janë shënuar 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 79 kanë rezltuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 61 pacientë të tjerë kurse tre persona kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: