Rastet me COVID-19, MSh publikon raportin e fundit

15:03 | 09 Qershor 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

Tani për tani janë gjithsej 52 raste aktive në gjithë vendin.

Njoftimi i plotë:

09 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 233 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.

Në total numri i rasteve aktive është 52.

Komento: