Rastet me koronavirus brenda 24 orëve në Shqipëri

19:05 | 23 Korrik 2021

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve atje janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes në 24 orë.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2377

Testime totale 871,199

Raste pozitive 132,828

Raste të shëruara 130,118

Raste Aktive 254

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 99

Vlorë 25

Elbasan 24

Durrës 23

Kukës 21

Lezhë 16

Shkodër 14

Fier 14

Berat 11

Korçë 6

Gjirokastër 1 .

Komento: