Rasti “Dehari”, Haki Abazi paraqitet në Prokurori, nis intervistimi i tij

10:31 | 21 Shkurt 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku pritet të intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.

Siç raporton gazetari Venahr Isufi, Abazi tashmë ndodhet në Prokurori dhe pritet të merret në pyetje.

Deputeti i VV-së do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

Komento: