Rasti i 11-vjeçares shtyu të miturën ta denoncojë axhën për dhunim

22:44 | 25 Tetor 2022

Biseda mes dy shoqeve u bë shkas që njëra nga to ta marrë një vendim jo të lehtë.

15 vjeçarja nga fshati Vrellë në Istog vendosi që të mos e mbajë më sekret një rast që i kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Axha i saj me inicialet I.M, 39 vjeçar dyshohet se dhunoi të miturën.

Këtë ngjarje që i ndodhi, 15 vjeçarja e ndau me shoqen e saj gjersa po bisedonin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Krejt kjo situatë ishte e papranueshme për familjen e 15-vjeçares.

Për dallim nga shoqëria e saj, familja nuk ishte shtysë për raportimin e kësaj ngjarjeje, përkundrazi, planifikonin ta ndalnin nga shkolla.

Megjithatë e mitura tani është në gjendje të mirë dhe vazhdon shkollimin.

Ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa.

Por, paraprakisht, 39-vjeçari i është nënshtruar një operacioni.

Në Istog para 4 ditësh një vajzë ka denoncuar dajën e saj i cili po ashtu dyshohet ta ketë dhunuar të miturën.

Komento: