Rasti i 16 vjeҫares ka tronditur Gresën, publikon pamjen më të dhimbshme të saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti i 16 vjeҫares ka tronditur Gresën, publikon pamjen më të dhimbshme të saj

13:09 | 07 Shkurt 2019

Gresa Behluli së pari është njohur si vajza e këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.

Por, tashmë ajo është e njohur si Gresa dhe si një këngëtare shumë e dashur, shkruan ORAinfo.

Pos këngëve të suksesshme ajo njihet edhe si femër shumë elegante.

Gresa është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

E sot ajo ka bërë thirrje që të gjithë të dalin në protestë, për rastin e vajzës 16 vjeҫare, e cila u keqpërdor nga mësuesi i saj e pastaj edhe nga polici.

Bashkangjitur me thirrjen, Gresa ka publikuar edhe një foto të dhimbshme, të bërë nga një artiste kosovare./ORAinfo/

Komento: