Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi, befason Shefqet Krasniqi me deklaratën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi, befason Shefqet Krasniqi me deklaratën

23:20 | 13 Shkurt 2019

Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi ishte rasti që tronditi tërë vendin.

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se rasti i vajzës nga Drenasi që u keqpërdor nga profesori i saj e pastaj nga polici ishte rast shumë prekës.

“Ky rast është një alarm se kjo shoqëri është duke shkuar drejtë degjenerimit moral, që është antivlerë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Ai tha se nuk dëshiron të flasë as për vajzën as për profesorin e policin pasi që nuk i njeh, mirëpo tha se nuk është rasti i vetëm që ndodh në shkolla.

Sipas tij në shkollat e Kosovës nuk respektohet kodi i veshjes që përcaktohet nga shkolla.

“Ky nuk është i vetmi rast. Në Kosovë ka shumë raste të tilla sepse po i nxitin vetë nëpër shkolla. Kanë ardhur organizata të ndryshme në shkolla dhe kanë shpërndarë prezervativë. Poashtu në të gjitha shkollat evropiane ka kod të veshjes, tek ne në Kosovë nuk respektohet kodi i veshjes së shkollës”, ka thënë Krasniqi.

Komento: