Rasti i 16 vjeҫares e ka prekur rëndë Vasfije Krasniqin, këto janë fjalët e saj

21:14 | 06 Shkurt 2019

Historia e treguar nga Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte historia që preki të gjithë.

Ajo sot ka reaguar edhe ndaj rastit të 16 vjeҫares nga Drenasi.

Përmes një postimi në Facebook, Vasfije Krasniqi e ka quajtur ‘’tmerr’’ këtë që ka ndodhur.

“Nuk kam fjal si të shprehem për rastin e 16 vjeçares nga Drenica. Tmerr”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, rasti i 16 vjeçares u bë i njohur për publikun gjatë mbrëmjes së kaluar.

16 vjeçarja nga Drenasi pasi u keqpërdor nga arsimtari i saj, ku më pas kishte shkuar në polici të kërkonte ndihmë.

Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një ‘padron’ skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të saj dhe skspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., e kishte futur në dorë nxënësen.

Pas shfrytëzimit për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Rreth këtij rasti, Inspektorati Policor sot ka bërë të ditur se është kapur zyrtari policor, V.V.

Komento: