Rasti i 16 vjeçares, ja çka ndodhi sot në Vushtrri

16:44 | 13 Shkurt 2019

Skandali me 16 vjeçaren nga Drenasi e cila ishte keqpërdorur nga mësusesi i saj dhe një polic hetimor ka nxitur reagim në gjithë vendin.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë në Vushtrri për rastin e nxënëses nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur pikërisht nga ata të cilët e duhej të ofronin siguri për të.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i shoqëruar nga bashkëshortja Igballja dhe me bashkëpunëtorët të tij, nënkryetarin e Komunës, Besim Muzaqi dhe me drejtorin e arsimit Afrim Namani, i janë bashkuar sot protestës së nxënësve të shkollave të mesme të Vushtrrisë.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë nxënës nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”. Pas protestës ata janë shpërndarë të qetë, njofton Komuna e Vushtrrisë.

Protesta lidhur me rastin e nxënëses nga Drenasi ka pasur edhe në Prishtinë, Drenas, Ferizaj dhe së fundmi në Vushtrri.

Komento: