Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, arrestohet edhe avokati qe e inicoi rastin

11:05 | 20 February 2019

Me urdhër të Prokurorisë, është arrestuar edhe avokati Gazmend Halilaj, i cikli kishte sinjalizuar rastin e 16 vjecarës nga Drenasi e cila ishte keqpërdorur nga mësuesi i saj e pastaj edhe nga një polic hetimor.

Halilaj po pretendon se është arrestuar për shkak të zbulimit të rastit, ndërkohë prokuroria e as Inspektorati Policor ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për keqpërdorim. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor, transmeton insajderi.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shan-tazh e kishte detyruar të bënte marrëdhënie me të. Pas shfrytëzimit sek sual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Përveç dhunës së ushtruar mbi të. V. V., e ka detyruar vajzën të abortojë fëmijën e tyre nën kërcënim. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

Komento: