Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, ja çfarë ka ndodhur me avokatin që e zbuloi rastin

12:08 | 20 February 2019

Çështja e 16 vjeçares nga Drenasi është rihapur prapë.

Gazmend Halilaj, avokati që e lajmëroi rastin e së miturës në Drenas sot është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Por, tani ai ka lajmëruar se është liruar, raporton lajmi.net.

“Te dashur miq. Jam i lire. Pasdite jam ne zyre me pune te perditshme. Ne mbremje normal ne shtepi”, ka konfirmuar avokati.

Arrestimin e tij ai e ka quajtur shenjë hakmarrjeje.

“Dje e raportova skandalin e radhes nga hetueist e ipk. Qe i dhane deshmi l gazetares se ktv-se, lidhur me privatsin e viktimes te rastit ne Drenas. Shenje hakmarrje te njejtit sot me arrestuan”, ka shkruar më parë Halilaj.

Kujtojmë, se para rreth dy javësh është raportuar se një 16-vjeçarje nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj, Sh.Gj. për ngacmim, mirëpo më pas e kishte mbyllur rastin. 16 vjeçarja në atë kohë, tani 18 vjeçare, në polici ishte ballafaquar me hetuesin V.V., i cili dyshohet se e ka detyruar të bëjë seks me të, ku pas më shumë se një viti, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi dyshohet se e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut F. A. në Prishtinë.

Komento: