Rasti i 16-vjeçares, OSBE reagon ashpër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti i 16-vjeçares, OSBE reagon ashpër

19:25 | 07 Shkurt 2019

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar ashpër pas raportimit për abuzim ndaj një të miture në Drenas.

Përmes një njoftimi për media OSBE ka kërkuar nga organet e drejtësisë që kësaj çështjeje t’i jepet prioritet maksimal.

Po ashtu OSBE ka kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që viktima dhe familja të sigurohen dhe t’iu ofrohet këshillimi dhe ndihma e nevojshme.

Njoftimi i plotë i OSBE-së:

Misioni i OSBE-së në Kosovë iu bashkohet të tjerëve në dënimin e abuzimit të raportuar kundrejt një personi të mitur nga individë në pozicione të besimit dhe autoritetit.

Aktet, që supozohet të jenë kryer nga mësuesi i vajzës së re, dhe pas një periudhe të gjatë edhe nga një oficer i policisë janë të tmerrshme dhe të papranueshme në të gjitha nivelet njerëzore dhe profesionale.

Ne përshëndesim të gjitha reagimet e menjëhershme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe autoriteteve komunale të Gllogocit në suspendimin, arrestimin dhe inicimin e procedurave të hetimit të rasteve kundër abuzuesve të supozuara.

Ne presim që kësaj çështjeje do t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend.

Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të mirëqenies sociale që të sigurojnë ndjekjen dhe këshillimin e nevojshëm për viktimën dhe familjen e saj.

Komento: