Një fëmijë sot i ka shpëtuar më të keqes.
Një 9 vjeçar në pishinën e Gërmisë për pak është shpëtuar nga vdekja.
Sipas mjekëve, ai në ambulancë është sjellur pa shenja jete dhe pa puls, por që kanë arritur t’ia rikthejnë pulsin, transmeton Indeksonline.
Kryeshefja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” , Mirlinda Sopi Krasniqi ka thënë për Indeksonline se fëmijës i ka rënë të fiktë në platon e pishinës si pasojë e temperaturave të larta.
Fëmija po ashtu kishte probleme me zemër dhe se para disa ditëve kishte pasur ndërhyrje në zemër dhe po ashtu është fëmijë me epilepsi.
“Fëmija është rrëzuar në platon e pishinës. Nuk është rrëzuar në ujë. Në atë moment i është dhënë ndihma e parë ku është vërejtur se te gjoksi ka një shenjë si pasojë e një operimi më herët në zemër. Është marrë, është futur në ambulancë që qëndron gjithë kohën në Germi. Aty i janë dhënë janë të gjitha tretmanët e nevojshme për reanimimin e fëmijës, në fakt në ambulancë sipas asaj që thanë mjekët, fëmija nuk ka pasur puls e as shenja jete, por që është arritur t’i rikthejnë pulsin”, ka thënë ajo.
“E kemi dërguar në qendrën emergjente në Prishtinë. Ende s’kemi arritë me kontaktu për të ditur si është gjendja. Por, sa i përket sigurisë ku ka ndodhur rastin, nuk ka pasur të bëjë me ujin. Sipas nënës, ai ka pasur intervenim kirurgjik në zemër, e po ashtu është fëmijë me epilepsi. Po shpresojmë të jetë shëndosh dhe mirë dhe e presim sërish në pishinë”, ka shtuar ajo