Rasti i fundit me koronavirus është nga kjo komunë

21:00 | 21 Maj 2020

Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 145 mostra nga të cilat një ka dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Vushtrri).

Numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 1,004./ORAinfo/

Komento: