Rasti i Ivanoviqit, Vuҫiqi bën një deklaratë tejet befasuese për të

16:47 | 05 January 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe njëherë për rastin e Oliver Ivanoviqit.

Ai deklaroi sot se në rastin e Oliver Ivanoviqit nuk është i përfshirë shteti serb, por ka thënë se nuk mund ta mohojë se “ndonjë serb mori pjesë në këtë krim”.

“Shqiptarët dhe shumë serbë gjatë gjithë kohës po përpiqen të akuzojnë shtetin serb për rastin e Ivanoviqit. Kush mendon kështu nuk është normal ose është i sëmurë me urrejtje”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, edhe ata në Serbi që po pretendojnë një gjë të tillë po e bëjnë këtë vetëm për të fituar autoritet.

“Ata akuzojnë vendin e tyre pa ndonjë dëshmi”, tha ai, derisa shtoi se kësisoj po e çojnë Serbinë në një pozitë të pafavorshme në negociatat në Bruksel.

“Ku ndodh kjo nevojë patologjike për të aplikuar të keqen ndaj vendit të vet. Ata duan ta përdorin këtë për të më rrëzuar nga pushteti, sepse ata nuk kanë asgjë tjetër”, tha Vuçiq.

Vuçiqi tha se “shërbimet e sigurimit të Serbisë do të dalin së shpejti për të njoftuar për njohuritë e tyre rastit të Ivanoviqit, prandaj prisni deri atëherë e pastaj komentoni mbi gjithçka që ndodhi”.

Komento: